Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

CAN SEVIM

Riorganizimi në sulm, solli fitoren

Riorganizimi në sulm, solli fitoren


25 September, 2022 @21:42

Trajneri i Pejës, Can Sevim, në deklaratën e tij dhënë pas fitores ndaj Yllit ka thënë se riorganizimi në sulm i ekipit të Pejës në pjesë të dytë të ndeshjes ka sjellë skuadrën te fitorja.

Ai ka theksuar disa detaje, për të cilat mendon se ekipi ka arritur të rikthehet dhe të shënojë fitore ndaj kampionit aktual.

“Në pjesën e parë luajtëm dobët, e patë edhe ju. Në sulm nuk arritëm të organizohemi mirë, e kjo solli që të hamë pikë nga fast-break. Më pas, pas riorganizimit në sulm filluam të humbnim më pak topa, vetë fakti që në pjesë të parë humbëm 9 topa e në të dytën 1, tregon mjaft. Pastaj ngritëm edhe numrin e asistimeve në pjesë të dytë, që tregoi për lojë më ekipore, e cila solli në zgjerim të sulmit dhe kështu arritëm rikthimin,” ka thënë ndër të tjera trajneri turk i Pejës.

Peja ka nisur stinorin në mënyrë perfekte, duke shënuar tri fitore nga tri ndeshjet e para të stinorit. 


 
Të gjitha lajmet nga FBK Superliga