VËLLAZNIMI - TREPÇA

Rivalët e vjetër ndajnë pikët në Gjakovë
10 March, 2021 @16:39
Ndeshja mes dy rivalëve të vjetër, Vëllaznimit nga Gjakova dhe Trepçës nga Mitrovica, ka përfunduar me rezultat të barabartë 0-0.
Dy skuadrat u ndanë në paqe nga stadiumi i qytetit në Gjakovë, në një fushë të rënduar me dëborë që e vështirësoi tej mase lojën nga të dyja palët.
Ky rezultat nuk i shkoi përshtati asnjërës skuadër, pasi që edhe Vëllaznimi edhe Trepça renditen në pjesën e poshtme të tabelës me pikë të barabarta (16).