KAPITENI I PEJËS
Rron Grapci: Bashkimi favorit
9 February, 2018 @19:56
Kapiteni i Pejës, Rron Grapci, në një bisedë me Borozani.com, ka thënë se ndeshja kundër Bashkimit do të jetë si përgatitje për ta.
“Jemi përgatit mirë, po dihet që Bashkimi është favorit duke marrë parasysh që jemi me 90% lojtarë junior. Këto lojë jemi duke i shfrytëzu më shumë si përgatitje për ndeshjet me Kerasan Prishtinën dhe Borean, ngase për momentin vetëm me ata jemi rivalë”, ka thënë Grapci për Borozani.com
Peja gjendet në pozitën e gjashtë në Superligë me bilanc prej pesë fitoreve e 13 humbjeve, derisa qëllimi kryesor për sivjet është mbijetesa në ligë.