PRISHTINA-BOREA
Rutinore nga Prishtina
27 March, 2019 @20:33
Prishtina ka kaluar në mënyrën më të lehtë të mundshme kundërshtarin që dalëngadalë po bie në Ligë të Parë, Borean, duke e mposhtur 128-52.
Bardhekaltërit kanë vazhduar të jenë pa trajnerin Damir Mulaomerovic, derisa pjesë e lojës sot nuk ka qenë as Dardan Berisha dhe disa të tjerë.
Më efikasi në fitoren e Prishtinës ka qenë Mërgim Jakupi me 29 pikë, 9 kërcime e 2 asistime, derisa Meriton Ismaili ka kryer ndeshjen me double-double prej 28 piëkve dhe 10 kërcime.
Quadruple-double në ndeshje ka regjistruar Rilind Krasniqi që ka shënuar 24 pikë, 18 kërcime, 10 topa të rrëmbyer dhe 10 asistime në fitoren e thellë të Prishtinës.
Te Borea më efikasi ka qenë Genc Matoshi me 15 pikë.
Me këtë fitore Prishtina arrin kuotën 24-0 pas 24 xhirove, derisa Borea mbetet e fundit me bilanc 3-21.
Në xhiron që vjen, Borea pret Lipjanin, ndërsa Prishtina i shkon Bashkimit.