Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

BEFASUESE!

Samir Zekiqi ndahet me Trepçën

Samir Zekiqi ndahet me Trepçën


30 November, 2022 @20:09

Përmes një njoftimi të lëshuar sonte, KB Trepça ka bërë të ditur se është ndarë me basketbollistin e saj Samir Zekiqi. Reprezentuesi i Kosovës, sipas Trepçës, ka kërkuar largimin për arsye personale, ndërsa ka falenderuar klubin për përkrahjen e vazhdueshme. Këtë klubi e ka mirëkuptuar dhe është ndarë me lojtarin.

“Faleminderit Samir, Trepça është gjithnjë shtëpia jote! Me marrëveshje të dyanshme dhe me kërkesë të vet lojtarit, kemi ndarë rrugët me Samir Zekiqin. Samiri ka kërkuar largimin për arsye personale. Ai ka falënderuar klubin për përkrahjen e vazhdueshme, por ka vlerësuar se nuk mund ta jap kontributin që pritet prej tij. Klubi ka mirëkuptuar kërkesën e lojtarit dhe ne e kemi liruar. Samiri ishte basketbollist i rëndësishëm i skuadrës sonë. Ka dhënë kontribut në sukeset e dy viteve të fundit e po ashtu në periudha të mëhershme. Samirit i dëshirojmë suksese në karrierë dhe në jetë. Ai gjithnjë do të jetë një nga ne. Trepça do të jetë gjithnjë shtëpia e tij,” ka shkruar KB Trepça në njoftimin e lëshuar pak më parë.

Samir Zekiqi

Samir Zekiqi ka pasur mesatare prej 5 pikësh për ndeshje për mitrovicasit gjatë stinorit deri tash në Superligë, ndërsa ka regjistruar 1.9 kërcime për ndeshje.

Ndërsa vetë Samir Zekiqi në llogarinë e tij personale në rrjete sociale ka shkruar:

Të nderuar tifoz dhe dashimir të Trepçes. Ju informojë se nga sot nuk do të jem më pjesë e klubit ku u rrita. Me marrveshje të dyanshme e me kërkesën time sot i kemi nda rrugët me KB.Trepçen. Falenderoj maksimalisht kryesinë e klubit që ishin korrekt në secilin aspket, falenderoj bashkëlojtarët, dhe njëheri ju kërkoj falje për këtë vendim të gjithëve. Për arsye personale më duhet të pushoj disa ditë, ndërsa për të ardhmën time ende nuk kam vendos asgjë. Klubit dhe qytetit i’a uroj të gjitha të mirat.”


 
Të gjitha lajmet nga FBK Superliga