Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

BASHKIMI (F) - VËLLAZNIMI (F)

Saranda Daci me 57 pikë, mposht “vet” Vëllaznimin

TOPSPORTI / Arian Paçarizi

Saranda Daci me 57 pikë, mposht “vet” Vëllaznimin


4 March, 2020 @23:20

Performanca fenomenale e Saranda Dacit, bëri që vashat e Bashkimit të mos befasohen nga Vëllaznimi.

Bashkimi e mposhti Vëllaznimin me rezultat 74-89, por ndeshja nuk kaloi edhe aq e lehtë sa që e kanë pritur skuadra prizrenase.

Vëllaznimi e mbylli pjesën e parë në epërsi me rezultat 49-33, por këndellja e Bashkimit erdhi në pjesën e dytë, duke e rikthyer epërsinë në çerekun e tretë e më pas duke e kontrolluar ndeshjen deri në fund.

Saranda Daci në këtë ndeshje ishte e pakapshme. Ajo luajti me 57 pikë, 18 kërcime, 4 bllokada, 3 asistime e 3 topa të rrëmbyer, derisa mori ndihmë edhe nga Vlera Vraniqi me 14 pikë dhe Jeta Zeka me 7 pikë të tjera.

Në këtë performancë të Bashkimit luajtën rol edhe mungesat si Khadija Brown, Arbnore Përquku, Ulpiana Emra, derisa trajneri turk Furkan Saglik u detyrua të luaj me vetëm 7 lojtare.

Në anën tjetër te Vëllaznimi u dalluan Aisha Kaid me 29 pikë, 6 kërcime e 6 topa të rrëmbyer, Rina Hoda me 15 pikë, 6 asistime e 4 topa të rrëmbyer dhe Mirlinda Daku me 12 pikë të tjera.

TABELA AKTUALE

Bashkimi me 13 fitore e 1 humbje gjendet në krye të tabelës, kurse Vëllaznimi me 1 fitore e 13 në fund të tabelës.

Në xhiron tjetër Bashkimi e pret Penzën në Prizren, derisa Vëllaznimi takohet me Trepçën.


 
Të gjitha lajmet nga FBK Liga e Femrave