Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

BASHKIMI (F)

Saranda Daci vazhdon me Bashkimin

TOPSPORTI / Arian Paçarizi

Saranda Daci vazhdon me Bashkimin


4 September, 2020 @12:02

Skuadra e Bashkimit arriti ta mbajë në skuadër lojtaren më të mirë të stinorit të kaluar, Saranda Dacin.

Daci do të jetë edhe në stinorin 2020/21 te skuadra prizrenase.

Saranda në stinorin e kaluar ishte koshashënuesja më e mirë dhe lidere te kërcimet e Bashkimit. Ajo luajti me mesatare prej 19.4 pikëve dhe 10.3 kërcimeve për ndeshje.

Bashkimi ditë më parë ka zyrtarizuar edhe dy të huajat e skuadrës, derisa dukshëm është forcuar për stinorin 2020/21 dhe është njërsa ndër skuadrat kryesore për ta fituar titullin.


 
Të gjitha lajmet nga FBK Liga e Femrave