EUROLEAGUE (3)

FOTO / euroleague
Scola vazhdon shkëlqimin edhe në Euroligë
17 October, 2019 @23:14
Në kryendeshjen e mbrëmjes skuadra italiane Armani Milan, ka arritur që të mposhtë Panathinaikosin, me rezultat 79-78.
Veterani Scola vazhdon shkelqimin edhe në Euroligë, ishte basketbollisti më i mirë në ndeshje duke realizuar 17 pikë dhe 9 kërcime, derisa tek vendasit më efektivi ishte Nick Calathes i cili luajti me 23 pikë.
Kjo ishte fitorja e dytë për italianët derisa kanë edhe një humbje, kurse për grekët kjo ishte humbja e dytë radhazi pas fitorës në xhiron e parë.
Ndeshjet e tjera të mbrëmjes përfunduan me këto rezultate:
Cska Moska – Khimki 99-86
Zalgiris – Real Madrid 86-73
Fenerbahce – Saski Baskonia 87-80
Bayern Munchen – Asvel 104-63
Maccabi Tel Aviv – Crvena Zvezda 84-69.