Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

STREETBALL

Seba team nga Prishtina në superfinalen e Ferizajit

Seba team nga Prishtina në superfinalen e Ferizajit


Teksti: Streetball Kosova

24 July, 2016 @21:53

Turneu i Prishtinës ka dhënë Superfinalistin e pestë, skuadrën Seba Team, që të dielën ka triumfuar në kryeqytet, në turneun më masovik deri më tani.

Basketbollisti aktiv Driton Bajrami, ish-basketbollisti Drin Kurtolli dhe dyshja Sebush Dermaku e Alban Latifaj, ishin pjesë e ekipit Seba Team, që në finale mposhtën ekipin Newborn me rezultat 14:8.

Kjo skuadër ka tejkaluar parashikimet, duke mposhtur edhe rivalin kryesor për titull në Prishtinë, skuadrën The Answer, pjesë e së cilës ishin dy basketbollistët aktivë, Kreshnik Juniku e Mustafë Merovci, që luajnë në Superligë.

Këtë skuadër Seba Team e mposhti në gjysmëfinale, edhe pse ishte duke pësuar në fillim 0-9 dhe më pas 3:14. Vendimtar ishte shënimi për 20-19, një dyshe në çastet e fundit, për të siguruar finalen.

Në përgjithësi, turneu i Prishtinës ka qenë i veçantë, që nga fillimi, kur u paraqitën numër maksimal ekipesh deri më tani në këtë edicion të Limak Streetball Kosova 2016.

Gjithsej 15 ekipe, 8 në konkurrencën amatore dhe 7 në atë profesioniste, u paraqitën për gara.

Që në ndeshjen e parë të amatorëve, kur ndeshja shkoi në vazhdime e deri në fund, në turneun e Prishtinës tetë ndeshje shkuan në vazhdime.

Si zakonisht të parët luajtën amatorët, që pas 18 ndeshjeve në grupe përcaktuan gjysmëfinalistët, skuadrat Arleo Little – BSK Team dhe Pitushat – Fitokimia.

Në vazhdim, profesionistët treguan lojëra të forta dhe shumë rivalizuese, për të përcaktuar katër gjysmëfinalistët, skuadrat: Newborn – Fenchat dhe The Answer – Seba Team.

Nga amatorët, në finale shkuan ekipet Arleo dhe Pitushat, ndeshje kjo që u përcaktua pas vazhdimeve, pasi ndeshja në kohën e rregullt u mbyll 17:17. Në vazhdimin e finales, më të përqëndruar ishin Arleo, që shënuan një dyshe për 19-18 dhe njëherësh siguruan biletën për Superfinalen e 7 gushtit në konkurrencën e amatorëve.

Ndërkohë te profesionistët, në finale shkuan Seba Team dhe Newborn që në gjysmëfinale patën kundërshtar të fortë me lojtarë edhe nga Superliga.

Finalja, e cila u zhvillua në prani të shumë shikuesve në kryeqytet, i takoi ekipit Seba Team, që pa problem triumfoi me rezultat 14:8, për të siguruar vendin në Superfinalen e Madhe të Ferizajit.

Garat e Limak Streetball Kosova 2016 vazhdojnë javën e ardhshme me turnetë përfundimtar, në Pejë më 30 korrik dhe në Mitrovicë më 31 korrik.


KAMPIONATI EUROPIAN

Besjana Martinaj në pesëshen më të mirë

Përfaqësuesja

Besjana Martinaj në pesëshen më të mirë

24/07/16 @ 21:48

FIBA EUROPE

Europiani U-18, shtyhet pa afat

International

Europiani U-18, shtyhet pa afat

24/07/16 @ 09:09

STREETBALL

123 përfaqëson Gjakovën në superfinalen e Ferizajit

FBK Superliga

123 përfaqëson Gjakovën në superfinalen e Ferizajit

23/07/16 @ 21:22

U16

Kosova e katërta

Përfaqësuesja

Kosova e katërta

23/07/16 @ 18:39

PLAY ME PËRVOJË

Devon Van Oostrum - lojtar i ri i Trepçës

FBK Superliga/International/Transfere

Devon Van Oostrum - lojtar i ri i Trepçës

30/07/23 @ 11:43

TRANSMETIMI ONLINE DREJTPËRDREJTË

Direkt online: Zvicra-Kosova

FBK Superliga/Përfaqësuesja/Eurobasket

Direkt online: Zvicra-Kosova

29/07/23 @ 10:38

RIKTHEHET TE EKIPI I ZEMRËS

Prishtina rikthen Fisnik Rugovën

FBK Superliga/Transfere

Prishtina rikthen Fisnik Rugovën

29/07/23 @ 10:09

NDESHJA E PARAFUNDIT PËR KOSOVËN

Sonte, Kosova ndaj Zvicrës

FBK Superliga/Përfaqësuesja/Eurobasket

Sonte, Kosova ndaj Zvicrës

29/07/23 @ 09:53

EUROBASKET 2025 - PREQUALIFIERS: DANIMARKA-KOSOVA

Angazhimi i madh s’mjaftoi, Danimarka mposhti Kosovën

FBK Superliga/Përfaqësuesja/Eurobasket

Angazhimi i madh s’mjaftoi, Danimarka mposhti Kosovën

27/07/23 @ 10:55

PARA DUELIT TË RËNDËSISHËM + LINKU I NDESHJES

Kosova luan sonte ndaj Danimarkës

FBK Superliga/Përfaqësuesja/Eurobasket

Kosova luan sonte ndaj Danimarkës

26/07/23 @ 11:48

12-SHJA E HADARIT

Kthehet Erjon Kastrati, nga kombinimi bie Rron Ukaj

FBK Superliga/Përfaqësuesja/Eurobasket

Kthehet Erjon Kastrati, nga kombinimi bie Rron Ukaj

25/07/23 @ 10:50

I HUAJI I TRETË NË EKIP

Isaiah Kelly - përforcim i radhës te KB Prizreni

FBK Superliga/International/Transfere

Isaiah Kelly - përforcim i radhës te KB Prizreni

24/07/23 @ 11:03

NJOFTIMI I FBK-së

FBK: Sot mbyllet afati për dorëzim të dokumentacionit të kritereve të licensimit dhe garimit

FBK Superliga

FBK: Sot mbyllet afati për dorëzim të dokumentacionit të kritereve të licensimit dhe garimit

21/07/23 @ 12:48

MITROVICASIT NË GARA EVROPIANE

Trepça në FIBA Europe Cup

FBK Superliga/International

Trepça në FIBA Europe Cup

21/07/23 @ 11:52


 
Të gjitha lajmet nga FBK Superliga