U16
Kosova e katërta
23 July, 2016 @18:39
Përfaqësuesja U16 e Kosovës në konkurrencën e femrave, në ndeshjen për vendin e tretë, u mposht nga Malta me rezultat 61-28 dhe e përfundoi kampionatin në pozitën e katërt.
Vashat tona në fazën e grupeve e kishin mposhtur Maltën, ndërsa të njëjtën gjë nuk arritën ta bëjnë edhe për herë të dytë sot.
Besjana Martinaj ishte e vetmja që shënoi pikë dy shifrore me 10 pikë, derisa u ndihmua me 9 pikë edhe nga Agnesa Rrahmani.