U20

Kosova mbyll kampionatin me humbje
23 July, 2016 @13:38
Basketbollistët e Kosovës U20 e përfunduan kampionatin duke u mposhtur nga Bullgaria me rezultat 78-54.
Përfaqësuesja jonë arriti t’i dal ballë Bullgarisë vetëm në dy çerekët e parë, ndërsa më pas kontrolli i ndeshjes kaloi te Bullgaria.
I vetmi te Kosova që arriti të shënojë pikë dyshifrore ishte Rinor Peci, që luajti me 15 pikë e 4 kërcime, derisa u dallua edhe Ermir Gashi me 9 pikë e 5 kërcime.
Kosova e përfundoi kampionatin me një fitore të vetme, duke e mposhtur Shqipërinë në fazën grupore.