ALL STAR 2016

Sekonda e fundit vendos
1 April, 2016 @20:49
Përballja All Star 2016 e Superligës së Kosovës i ka takuar të huajve.
Roland Davis i Pejës me një depërtim vetanak ka shënuar pikën vendimtare të takimit në sekondën e fundit të takimit për të sjellë fitoren të huajve të Superligës, 125-127.
Rokas Uzas i Bashkimit ka shënuar 6 treshe në çerekun e fundit nga 7 tentime për të kthyer të huajt në lojë në 10 minutëshin e fundit.
Vendorët kanë pasur epërsi në pjesën më të madhe të takimit, por në fund të huajt kanë ngushtuar gjithçka për të fituar në shoëin basketbollistik të zhvilluar në “Minatori” të Mitrovicës.
FAKTE:
VENDORËT: | 5-shja e parë: L Mekaj, E Azemi, F Rugova, A Veseli dhe D Hajrizi; | Kryetrajner: Arben Krasniqi, ndihmës: Ilir Selmani; | |
TË HUAJT: | 5-shja e parë: W Kemp, A Warren, K Burwell, R Uzas dhe R Davis; | Kryetrajner: Branimir Pavic, ndihmës: Neven Plantak; |