Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

FIDAN SHATRI

Shatri: Ishim të ngarkuar psiqikisht

FOTO / fiba.com

Shatri: Ishim të ngarkuar psiqikisht


16 October, 2019 @22:18

Pas debutimit historik të Prishtinës (F) në Euro Cup Women, që përfundoi me humbjen e vashave nga kryeqyteti, trajneri i skuadrës Fidan Shatri në një bisedë me TopSporti.com ekskluzivisht ka thënë se skuadrës i ka munguar përvoja dhe ishin të ngarkuar psiqikisht.

Ishte ndeshje shumë e vështirë pasi që për herë të parë u paraqitëm në një nivel të tillë garash. Ishim pak të ngarkuar në aspektin psiqik dhe hymë në ndeshje me ngarkesë të tepruar, pasi që niveli i tillë sjell emocione të cilat nuk mund të kontrollohen.”

Shatri më tej ka vazhduar se është i kënaqur nga skuadra, derisa me ardhjen e lojtares Marie Mfoula pritet të përforcohet edhe më shumë skuadra.

Patëm punë me një kundërshtar të fortë ku 3 lojtare janë pjesë e përfaqësueses së Rusisë dhe përvoja e tyre u pa edhe në këtë ndeshje.

Personalisht jam i kënaqur me paraqitjen, ku jemi liruar nga presioni psiqik për ndeshjet tjera dhe me ardhjen e lojtares Mfoula, që do të na bashkangjitet këtë javë, do ta përforcojmë trapezin dhe mendoj që do të kemi paraqitje më të mira sidomos këto tri ndeshjet që i kemi vendas në javët në vazhdim,”- tha trajneri Fidan Shatri për TopSportin.

Prishtina ndeshjen e dytë në Euro Cup do ta luajë më 24 tetor në Prishtinë kundër skuadrës Sparta’k Vidnoje.


 
Të gjitha lajmet nga FBK Liga e Femrave