Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

DANISHA SHAW

Shaw: Ishte diçka që nuk do të harrohet kurrë

FOTO/ fiba.com

Shaw: Ishte diçka që nuk do të harrohet kurrë


16 October, 2019 @22:53

Koshashënuesja më e mirë në ndeshjen e Prishtinës në Euro Cup Women, Danisha Shaw, në një bisedë ekskluzive me TopSporti.com ka treguar përvojën që e përjetuan në debutimin e skuadrës në këtë garë.

Ne treguam se mundemi dhe garuam me ta, por përvoja e tyre luajti rol të rëndësishëm.

Ne së bashku jemi vetëm një muaj, kjo ishte një përvojë e veçantë. Jam shumë e lumtur që isha pjesë e kësaj me Prishtinën, ne bëmë histori jo vetëm në basketbollin e femrave por edhe në tërë vendin e Kosovës. Ishte diçka që nuk do të harrohet kurrë.”- ka thënë Danisha për TopSportin.

Danisha Shaw ishte një asistim larg shifrave magjike triple-double. Ajo luajti me 16 pikë, 11 kërcime e 9 asistime.


 
Të gjitha lajmet nga FBK Liga e Femrave