PËRFAQËSUESJA
Shawn Jones i Kosovës?
11 July, 2016 @19:49
Edhe një basketbollist tjetër i huaj pritet t’i bashkohet përfaqësueses së Kosovës.
Sipas njoftimit të Koha.net, amerikani Shawn Jones është në procedurë të pajisjes me pasaportë kosovare dhe do të jetë në dispozicion të përzgjedhësit Arben Krasniqi, gjatë fazës përgatitore për Eurobasket 2017.
Jones është 24 vjeçar dhe luan në pozitën 3. Është 203 centimetra i gjatë, ndërsa së fundi ka luajtur për skuadrën izraelite, Hapoel Jerusalem, pjesë e së cilës është edhe amerikani tjetër, Travis Peterson, që ishte përmendur gjithashtu si një tjetër lojtar që pritet t’i bashkohet përfaqësueses.
Jones, gjithashtu ka qenë pjesë e skuadrave nga NBA, Los Angeles Clippers dhe Miami Heat, në ligën verore të vitit 2014.
Megjithatë, për Jonesin dhe Petersonin diçka zyrtare ende nuk ka nga Federata e Basketbollit të Kosovës, e cila deri më tani e kishte publikuar vetëm amerikanin e Barcelonës, Justin Doellman, si përforcim i Kosovës.