TIM DUNCAN
Zyrtarizohet pensionimi
11 July, 2016 @16:17
Legjenda e San Antonio Spursit, Tim Duncan, sot vendosi që të pensionohet nga basketbolli.
40 vjeçari Duncan, ishte draftuar në vitin 1997 nga pozita e parë në San Antonio dhe që nga ajo kohë, asnjëherë nuk e ka ndërruar skuadrën.
Gjatë karrierës së tij, është bërë 5 herë kampion, 3 herë MVP i finaleve, 2 herë MVP i stinorit të rregullt dhe 15 herë është zgjedhur në All Star.
I njohur me nofkën “The Big Fundamental”, i kaloi 19 vite në NBA, derisa shënoi 26,496 pikë, 15,091 kërcime dhe 3,020 bllokada gjatë karrierës së tij.