NËNSHTETËSIA E RE
Shima bëhet kosovar
1 October, 2016 @21:28
Basketbollisti nga Shqipëria, Gerti Shima, ka marr nënshtetësinë e Kosovës.
Shima, i cili luan aktualisht për Sigal Prishtinën, është pajisur me letërnjoftim kosovar dhe tani do ta ketë edhe pasaportën kosovare.
Nënshtetësia e re, do t’ia mundësojë Shimës që të luajë si lojtar vendor edhe në Ligën Ballkanike dhe FIBA EuropeCup.
Gerti Shima në Kosovë përvec Sigal Prishtinës ka luajtur edhe për skuadra si Peja, Bashkimi dhe AS Prishtina.