MORNAR
Finalisti i BIBL, në Ligë të Kampionëve
1 October, 2016 @8:32
Skuadra e fundit finaliste në BIBL, që u mposht nga Sigal Prishtina në finale të stinorit të kaluar, Mornar, është kualifikuar në Ligë të Kampionëve të basketbollit.
Mornar nga Tivari, ka eliminuar Igokean boshnjake me fitore 83-60, pas dy përballjeve ndërsa lojtari më i mirë i ndeshjes ka qenë ish-basketbollisti i Bashkimit dhe Sigal Prishtinës, Tay Waller.
Waller ka shënuar 25 pikë në ndeshjen e kthimit për të kualifikuar Mornarin në edicionin e parë të Ligës së Kampionëve të basketbollit.
I njejti është emëruar edhe lojtari i javës në këtë xhiro të kualifikimeve.