TREPÇA
Trepça prezenton përforcimet
30 September, 2016 @17:46
Skuadra e Trepçës sot ka organizuar konferencë për media, ku i ka prezentuar përforcimet e reja, të paralajmëruar më parë.
Në konferencë janë prezentuar basketbollistët Eric Stutz, Jeremy Wise, Mise Diminic, Nikola Ljujic dhe Motreal Scott, ndërsa ka qenë i pranishëm edhe kapiteni i skuadrës, Valdrin Haxhiu.
Përveç tjerash, është bërë e ditur edhe një herë që në skuadër janë rikthyer vëllezërit Zekiqi, Samiri dhe Burimi, të cilët stinorin e fundit luajtën për Pejën, si dhe është vazhduar bashkëpunimi me trajnerin Neven Plantak.
Trepça me këta përforcime synon të jetë një skuadër e fortë si në Superligë, ashtu edhe në Ligën Ballkanike, ku do të garojë për herë të parë sivjet.