PEJA
Orari i ndeshjeve të Pejës në Bullgari
29 September, 2016 @17:21
Pas turneut në Maqedoni, ku skuadra e Pejës qëndroi për disa ditë me qëllim të zhvillimit të disa ndeshjeve përgatitore për stinorin e ri, Bullgaria do të jetë adresa e radhës për ekipin verdhezi.
Nëpërmjet një njoftimi nga klubi pejan, është bërë e ditur që skuadra në këtë fundjavë do të qëndrojë në Bullgari, ku do t’i zhvillojë dy ndeshje miqësore.
E para do të luhet me skuadrën nga Liga Ballkanike, Beroe, më 30 shtator në ora 17:00, ndërsa një ditë më pas do të luhet kundër njërës prej skuadrave Academic Plovdiv ose Spartak Plaven.