MIQËSORE
Trepça fiton miqësoren me Rahovecin
28 September, 2016 @21:54
Skuadra e Trepçës sot e zhvilloi ndeshjen e radhës miqësore, ku u përballë me skuadrën e re në Superligë, Rahovecin, të cilën e mposhti me rezultat 82-61.
Trepça në këtë ndeshje u paraqit pa dy basketbollistët e huaj, Maksim Shustov dhe Eric Stutz, të cilët e përcjellën ndeshjen nga tribuna.
Me lojë të mirë në fitoren e minatorëve u dallua amerikani Montreal Scott dhe lojtarët vendorë si Samir Zekiqi e Valdrin Haxhiu, ndërsa te skuadra e Rahovecit bartës të lojës ishin Artin Gashi, Muhamed Hasani dhe Ardit Beqiri.