BASKETBALL CHAMPIONS LEAGUE
Delic lider, por Rilski mposhtet
28 September, 2016 @8:41
Ish-qendra e Pejës, Nenad Delic, ka shkëlqyer me double-double mbrëmë për ekipin e tij të ri, Rilski Sportist, në kualifikime të Ligës së Kampionëve ndaj Tsmokit të Minskut, por ekipi i tij është mposhtur thellë.
Rilski, kundërshtar i njohur për ekipet kosovare nga BIBL, është mposhtur në duelin e parë si vendas 58-72 dhe e ka vështirësuar kualifikimin në Ligë të Kampionëve.
Delic, ka qenë më i miri te ekipi i tij me 16 pikë e 12 kërcime të regjistruara për 33 minuta të kaluara në parket mbrëmë.