PERMUTACION
Prishtina dhe Beroe, ndërrojnë oraret
27 September, 2016 @9:54
Faqja zyrtare e ligës ballkanike ka bërë të ditur se Sigal Prishtina dhe Beroe kanë ndërruar oraret përkatëse në ndeshjet mes veti.
Prishtina është dashur të pres Beroen më 11 tetor 2016 në Pallatin e Rinisë dhe të Sporteve, por në pajtim me ekipin bullgar, kanë ndërruar oraret e mikpritjes mes tyre.
Kështu, ndeshja më 11 tetor 2016 do të luhet në Stara Zagora, ndërsa Prishtina do të jetë nikoqire më 10 janar 2017 ndaj Beroes.
Si arsye e ndërrimit të termineve mes vete, BIBL ka përmendur renovimin e palestrës së Prishtinës.