NGA MIQËSORJA
Përforcimet e fundit, më efikasit te Peja mbrëmë
26 September, 2016 @10:43
Skuadra e Pejës që po qëndron në IRJ Maqedoni edhe sot për të përfunduar turneun miqësor “Dimitar Georgiev” në ndeshjen e mbrëmshme ndër më efikasit në ekip i ka pasur dyshen e posatransferuar.
Peja përkundër që u mposht, 75-57, pati një paraqitje të mirë në pjesë të parë, ku dallimi pas 20 minutave të para ishte vetëm 4 pikë, MZT Skopje 35-31 Peja.
Por, në çerekun e tretë, verdhezinjtë ranë nga loja, për t’ia dhënë mundësinë MZT-së, për ta fituar të tretin 25-10, ndërsa kthimi ishte i pamundur në çerekun e fundit, 15-16.
Te Peja, më efikasit në këtë ndeshje kanë qenë krahu i ri amerikan i ekipit, LaMarcus Reed. Basketbollisti 27 vjeç ka shënuar 20 pikë në këtë përballje.
Përveç tij, është dalluar edhe qendra e re sllovene e Pejës, Salih Nuhanovic. Qendra 210 centimetra e gjatë ka shënuar 12 pikë në këtë ndeshje për Pejën, që përfundon sot turneun në IRJ Maqedoni.
Peja sot ndeshet me Kozuvin në ndeshjen për vendin e tretë në këtë turne, ndërsa MZT Skopje - Feni Industries luajnë finalen. Ndeshja Peja - Kozuv nis nga ora 17:00.
INFO:
Turneu "Dimitar Georgiev" mbahet për të shtatën herë në qytetin Kavadarci të IRJ Maqedonisë. |