FEDERATA
Shtohet numri i mbajtësve të statistikave
23 September, 2016 @22:49
Federata e Basketbollit të Kosovës (FBK) ka bërë të ditur sot se të premten që vjen, 30 shtator 2016, duke filluar nga ora 10:00 nis seminari për mbajtës të statistikave të klubeve të Superligës së Kosovës.
Në seminarin që do të mbahet javën që vjen, do të jetë ligjëruese e ftuara nga FIBA, Maruta Eglite, ndërsa seminari është obligativ për klubet e Superligës së Kosovës që duhet të dërgojnë minimum 2 dhe maksimum 4 persona për këtë seminar.
Ky është kusht i kërkuar nga FIBA, ndërsa shuma e kuotizimit për një klub është 100 euro.
FBK gjithashtu ka bërë të ditur se agjendën dhe vendin e mbajtjes së statistikave do ta bëj të ditur në mesjavën që vjen.