EL MUNDO DEPORTIVO
Kosova, përgatitje për stinorin më të mirë
23 September, 2016 @10:06
Basketbollisti i natyralizuar i Kosovës, Justin Doellman, ka kaluar kohë mjaft të mirë në Kosovë gjatë përgatitjeve dhe ndeshjeve për kualifikime në Eurobasket 2017.
Ai e ka shprehur këtë edhe për El Mundo Deportivon, ndërsa ka bërë të ditur se angazhimi i tij me Kosovën e ka mbajtur në formë dhe tash pret që të kalojë stinorin e tij më të mirë prej se është anëtar i Barcelonës.
Doellman gjithashtu ka bërë të ditur se nuk ka asnjë arsye politike për marrjen e nënshtestësisë kosovar nga ai, pasi që nuk mund të llogaritet si lojtar europian në Spanjë, pasi që ky vend nuk e pranon Kosovën ende.
Në fund, El Mundo Deportivo ka shkruar se kosovaro-amerikani 31 vjeçar nuk garanton nëse do të luaj më me Kosovën, pasi që ka thënë fjalët: Do të shohim se si do të shkojnë gjërat.
Doellman ka nënshkruar kontratë tre vjeçare për përfaqësimin e Kosovës në ndeshjet me reprezentacionin. Ai ka qenë pjesë e 5 ndeshjeve të Grupit E kualifikues, ku Kosova nuk shënoi asnjë fitore në debutimin e saj në këto gara.
Federata e Basketbollit të Kosovës (FBK) dhe Doellman janë ndarë të kënaqur jashtëzakonisht me njëri-tjetrin, gjë të cilën amerikani e ka shprehur edhe publikisht në Twitter duke e lëvduar FBK-në.
Barcelona nesër mbrëma ndeshet me Real Madridin në duelin e vlefshëm për garat e Superkupës së Spanjës.
SUPERKUPA SPANJOLLE
E shtunë, Gjysmëfinalet: | 1. Real Madrid - Barcelona 2. Unicaja - Laboral Kutxa |
||
E diel, Finalja | Fituesi 1 vs Fituesi 2 |