FBK
Sekretari i FBK-së jep dorëheqje
21 September, 2016 @18:20
Federata e Basketbollit e Kosovës ka mbetur pa sekretarin e përgjithshëm të saj.
Sekretari i deritashëm i FBK-së, Leart Hoxha, sot ka dhënë dorëheqje, njofton faqja zyrtare e federatës, ndërsa arsyeja e dorëheqjes së tij thuhet të jenë obligimet e tij personale.
Hoxha ka qëndruar në këtë post përgjatë dy viteve të fundit.
FBK, ka bërë të ditur të enjtën (nesër) do të hap konkursin për postin e sekretarit të përgjithshëm.