2 SHTESA
Bashkimi shton edhe 2 malazezë në skuadër
20 September, 2016 @21:10
Portokallezinjtë nga Prizreni kanë shtuar në skuadër edhe dy lojtarë nga Mali i Zi.
Fjala është për organizatorin Mikaile Tmusic, 23 vjeç dhe shuterin Marko Popovic 30 vjeç.
Tmusic ka qenë pjesë e Lovcenit në stinorin e kaluar ku ka pasur mesatare prej 10.2 pikëve, 2.7 kërcimeve dhe 1.7 asistimeve në BIBL ndërsa 8.2 pikë, 3.2 kërcime e 2.4 asistime si mesatare në elitën malazeze të basketbollit. Tmusic ka luajtur edhe për ekipin spanjoll Queso Milner Basquet.
FOTO: Mikaile Tmusic
Ai është i lindur në Kosovë dhe ka të drejtë të luaj si lojtar vendor, ndërsa sipas burimeve të Borozani.com, mësohet se kontrata e tij me klubin prizrenas do të jetë afatgjate me kohëzgjatje deri në vitin 2019.
Në anën tjetër, Popovic, stinorin e kaluar ka luajtur për Ulqinin e Malit të Zi. Aty ka pasur mesatare prej 8.3 pikëve për ndeshje, 4.2 kërcimeve në elitën malazeze, ndërsa ka qenë edhe kapiten te Buducnost, ku nuk ka arritur të luajë shumë për shkak të një lëndimi.
Dyshja në fjalë janë marrë me prefernca të trajnerit të ri të Bashkimit, Dragan Radovic, që ka punuar me lojtarët në ish-ekipet e tij, ka bërë të ditur Kosarka.me sot.