STATISTIKAT E REPREZENTUESVE
Kush, si performoi në kualifikime për Eurobasket?
19 September, 2016 @23:44
Kapiteni i përfaqësueses së Kosovës, Edmond Azemi, bashkë me Yll Kaçanikun, Granit Rugovën, Dardan Berishën, Drilon Hajrizin, Fisnik Rugovën dhe Leonard Mekajn - janë lojtarët që kanë qenë prezent në çdo ndeshje kualifikuese të Kosovës për Eurobasket 2017.
Të gjithë këta kanë nga 6 ndeshje të regjistruara në Grupin E, ku Kosova nuk arriti të shënojë një fitore.
Me nga 5 ndeshje të zhvilluara radhiten Justin Doellman, Alban Veseli, Gazmend Sinani, ndërsa me 4 është Jaren Sina. Në tre ndeshje është paraqitur Mirza Ahmetbasic, kurse me nga një lojë në kualifikime për Eurobasket 2017 kanë qenë Samir Zekiqi dhe Scott Bamforth.
Shikuar minutat dhe statistikat kryesore të arritura në këto ndeshje, lojtarët në fjalë kanë arritur këto mesatare, si në tabelën e mëposhtme.
STATISTIKAT E LOJTARËVE (mesataret):
4. Edmond AZEMI (8 min) | 2 pikë | 0.5 kërcime | 0.7 asistime |
5. Justin DOELLMAN (34.4 min) | 17.2 pikë | 4.4 kërcime | 2.2 asistime |
6. Mirza AHMETBASIC (14.3 min) | 1.3 pikë | 2.3 kërcime | 2.7 asistime |
7. Yll KAÇANIKU (13.7 min) | 3.8 pikë | 2.2 kërcime | 1 asistim |
8. Alban VESELI (13.1 min) | 7 pikë | 3.8 kërcime | 0.4 asistime |
9. Granit RUGOVA (5.9 min) | 1.8 pikë | 0.7 kërcime | 0.2 asistime |
11. Dardan BERISHA (36 min) | 14.7 pikë | 2.5 kërcime | 3.5 asistime |
12. Drilon HAJRIZI (25.8 min) | 8.3 pikë | 3.8 kërcime | 1.7 asistime |
13. Samir ZEKIQI (1.7 min) | 1 pikë | - | 1 asistim |
15. Gazmend SINANI (5.8 min) | 0.8 pikë | 1.2 kërcime | - |
35. Fisnik RUGOVA (24.5 min) | 8.8 pikë | 4.8 kërcime | 0.8 asistime |
55. Leonard MEKAJ (8.3 min) | 1.2 pikë | 0.7 kërcime | 1.2 asistime |
24. Scott BAMFORTH (35.1 min) | 21 pikë | 5 kërcime | 4 asistime |