LIVE QUARTERS
E mbyllim pa fitore
17 September, 2016 @20:15
ÇEREKU I PARË
Ka përfunduar çereku i parë i ndeshjes Kosova - Bullgaria, që është ndeshja e fundit kualifikuese për Kosovën drejt Eurobasket 2017.
Lufta kryesore është zhvilluar nën kosh, ku Fisnik Rugova ka shënuar 6 pikë, ndërsa te Bullgaria, Jason Washburn ka shënuar 9 pikë, për të përfunduar pjesa e parë, 18-20 për Bullgarinë.
ÇEREKU I DYTË
Kosova e pëson keq në çerekun e dytë. Bullgaria kap serinë prej 7-0 dhe ngrit epërsinë në rezultat. Te Kosova nuk funksionoi asgjë në këtë çerek, derisa Bullgaria në fund e fitoi këtë çerek me rezultat, 10 - 22 e rezultati i përgjithshëm në fund të pjesës së parë është, 28 - 42.
Te Kosova në këtë çerek u ndez amerikani Scott Bamforth, duke shënuar 6 pikë, 8 në total, ndërsa te Bullgaria Ivan Lilov arriti 10 pikëshin.
ÇEREKU I TRETË
Kosova është këndellur në çerekun e tretë të ndeshjes duke e ndalë Bullgarinë në vetëm 8 pikë të shënuëara.
Kosova ka fituar këtë çerek me rezultat 15-8, mirëpo rezultati i përgjithshëm është ende në të mirë të Bullgarisë 43-50 dhe për të ardhur te fitorja duhet një paraqitje si në këtë çerek, edhe në të katërtin.
ÇEREKU I KATËRT
Kosova përkundër se ka tentuar, nuk ka arritur të shënojë fitore as në ndeshjen e fundit ndaj Bullgarisë sonte.
Kështu, cikli i parë kualifikues i Kosovës në debutim të saj në arenën ndërkombëtare mbyllet pa asnjë fitore dhe me 6 humbje nga 6 ndeshje. Kosova 62-67 Bullgaria, rezultati përfundimtar.