BALKAN LEAGUE
Kozuvi përforcohet me 4 lojtarë
16 September, 2016 @23:12
Kenyon McNeaill, Jagos Matijasevic, Nikola Djurasovic dhe Miladin Pekovic.
Këta janë 4 emrat që kanë kaluar tek skuadra e Kozuvit pak para fillimit të Ligës Ballkanike, ligë në të cilën ndodhen edhe 5 skuadra shqiptare.
SISTEMI I GARAVE NË BIBL
McNeaill më parë është angazhuar në Australi, ndërsa sezonin e kaluar luajti tek Oliveirense në Portugali, ku pati mesatare prej 19.4 pikëve, 3.3 kërcimeve dhe 3.4 asistimeve.
Matijasevic vjen nga liga serbe dhe sezonin e kaluar luajti me mesatare prej 12.3 pikëve, 2.6 kërcimeve dhe 2.7 asistemeve.
Djurasovici sezonin që lamë pas kishte luajtur tek skuadra e Leotarit në Bosnje, ndërsa mesatarja e tij ishte 10.4 pikë e 6 kërcime për ndeshje.
Sa i përket Pekovicit, për të ky do të jetë një rikthim në Gjevgjeli, pasi që lojtari në fjalë së fundi ishte pjesë e ‘Feni Industries’, skuadër në të cilën luajti me mesatare prej 11.2 pikëve dhe 5 kërcimeve.