DIARIO SPORT
Barça zyrtarizon kthimin e Doellmanit
16 September, 2016 @14:51
Barcelona është dukur e lumtur me kthimin e Justin Doellmanit në ekip sot, pasi që tashmë të gjithë basketbollistët i ka në dispozicion.
Sipas njoftimit të Diario Sport, Doellman fillimisht do t’i nënshtrohet testeve mjekësore për të shikuar gjendjen fizike, para se të kthehet të hënën në stërvitje, për ndeshjen e Superkupës spanjolle që zhvillohet më 23 e 24 shtator.
Trajneri i ri i Barcelonës, Georgios Bartzokas, tashmë ka të gjithë basketbollistët në dispozicion, përveç të lënduarit Shane Lawal, ka shkruar Diario Sport sot.
Doellman prej korrikut ka qenë pjesë e Kosovës në përgatitje dhe kualifikime për Eurobasket 2017. Ai ka kontratë 3 vjeçare me Kosovën dhe do t’i përgjigjet asaj, sa herë që të ketë Kosova nevojë për te në këtë afat.