RRUGA PËR FINALE
Sistemi i garave në BIBL 2016/17
15 September, 2016 @11:49
Liga Ballkanike sot ka publikuar sistemin e garave për stinorin që pritet t’ia nis në tetor të këtij viti.
Kështu, në fazën e parë grupore janë dy Grupe, A dhe B me nga 6 skuadra aktualisht. Prej secilit grup, kualifikohen 4 skuadrat e para në fazën e dytë të garave.
Në fazën e dytë të garave krijohen dy Grupe, C dhe D me nga 4 skuadra. Grupi C (I pari dhe i katërti i Grupit A, i dyti dhe i treti i Grupit B); Grupi D (I pari dhe i katërti i Grupit B, i dyti dhe i treti i Grupit A).
Vendet e para nga Grupi C dhe D kualifikohen në gjysmëfinale direkt.
Ndërsa vendi i dytë i Grupit C luan playoff me vendin e tretë të Grupit D, si dhe vendi i dytë i Grupit D me të tretin e Grupit C, për të përcaktuar dy gjysmëfinalistët tjerë. Pra C2 - D3 dhe D2 - C3 (sistemi i ndeshjeve brenda-jashtë, përpara shkon ekipi me koshaverazh më të mirë nga dy ndeshjet).
Në gjysmëfinale takohen Fituesi C me fituesin D2-C3 dhe Fituesi D me fituesin C2-D3, për të përcaktuar finalistët (sistemi i ndeshjeve brenda-jashtë, përpara shkon ekipi me koshaverazh më të mirë nga dy ndeshjet).
Finalja e madhe e BIBL luhet më 11 prill dhe 20 prill (sistemi i ndeshjeve brenda-jashtë, triumfon ekipi me koshaverazh më të mirë nga dy ndeshjet).
GRUPET:
GRUPI A: | Beroe, Bashkimi, Sigal Prishtina, Kozuv, Kumanovo, Teodo. | ||
GRUPI B: | Peja, Trepça, Karpos Sokoli, Sutjeska, Feni Industries, Tirana. |