UKRAINASIT
Kosova brenda dhe jashtë, ekip krejt tjetër
14 September, 2016 @20:29
Federata e Basketbollit të Ukrainës (FBU) në përshkrimin e ndeshjes të cilën e fitoi pak më parë ndaj Kosovës me 39 pikë diferencë ka shkruar:
“Në përgjithësi, djelmoshat e trajnerit Arben Krasniqi janë treguar se në shtëpi janë ekip tjetër, ndërsa jashtë vendit ekip tjetër. Autsajderi i Grupit E ka dështuar të tregojë lojën që ia vështirësoi vendit tonë disa ditë më parë në Mitrovicë, ndërsa Ukraina kaloi lehtë sonte duke e mposhtur 100-61.”
Ukraina në një moment ka pasur epërsi prej 47 pikëve ndaj Kosovës në ndeshjen që përfundoi me 39 pikë dallim.
Ukraina shpreson ende në kualifikim për Eurobasket 2017, pasi ka bilanc 4-1 pas 5 ndeshjeve, ndërsa Kosova mbetet e fundit në Grupin E me 5 humbje nga po aq ndeshje.