DATAT E NDESHJEVE
Orari i dueleve kosovare në BIBL
14 September, 2016 @13:44
Pasi që sot u bë i ditur programi i dueleve të fazës së parë grupore të ligës ballkanike, Borozani.com ka shkëputur orarin e dueleve kosovare në kuadër të grupeve përkatëse.
GRUPI A, DUELET PRISHTINA-BASHKIMI
Kështu, në Grupin A ku bëjnë pjesë Sigal Prishtina dhe Bashkimi, rivalët e vjetër, do të ndeshen në këto data:
Së pari luhen në Prizren, ku Bashkimi pret Sigal Prishtinën më 30 nëntor 2016, e mërkure.
Ndërsa dueli i kthimit mes dy ekipeve në Grupin A zhvillohet më 17 janar 2017, të martën.
GRUPI B, DUELET PEJA-TREPÇA
Në Grupin B, ku bëjnë pjesë Peja dhe debutuesja, Trepça, duelet në mes tyre janë lënë që të kryhen brenda një jave dhe atë në janar të vitit të radhës.
Kështu së pari dueli luhet në Mitrovicë, ku Trepça pret Pejën më 11 janar 2017, të mërkurën dhe më 18 janar 2017, Peja e pret në “Karagaç” ekipin mitrovicas.