DUELI I PARË
Ndeshja e parë e stinorit, në Prishtinë
14 September, 2016 @13:40
Liga Ballkanike (BIBL) ka bërë të ditur sot se ndeshja e parë e stinorit do të luhet në Prishtinë.
Sigal Prishtina, si kampione e dyfishtë e kësaj lige, pret Kumanovën më 4 tetor në “Pallatin e Rinisë dhe të Sporteve” ndërsa ndeshja i përket xhiros së tretë.
BIBL ka bërë të ditur se për Sigal Prishtinën, Pejën dhe ekipin maqedon, Karpos Sokoli do të ketë mirëkuptime në orar të ndeshjeve, për shkak se këto ekipe marrin pjesë edhe në gara tjera ndërkombëtare si FIBA Europe Cup, përkatësisht ABA ligë.