SUTJESKA
Rivali i Trepçës e Pejës, përforcohet me qendrën malazeze
13 September, 2016 @14:45
Pasi që dje u bënë të ditura grupet e stinorit të ri në BIBL, Sutjeska ka regjistruar përforcimin e ri në skuadër.
Siç lë të kuptohet liga ballkanike, Marko Djurkovic, qendra 206 centimetërshe malazeze është përforcimi i fundit i Sutjeskës, që garon në Grupin B, bashkë me Pejën dhe Trepçën.
Së fundi Djurkovic 29 vjeç ka qenë pjesë e ekipit zviceran Monthey, ku ka pasur mesatare prej 13.9 pikëve dhe 7.6 kërcimeve për ndeshje.