KENAN SPAHI
Spahi nënshkruan me Besiktasin
13 September, 2016 @10:14
Basketbollisti nga Kosova, Kenan Spahi, karrierën e tij do ta vazhdojë te skuadra nga Stambolli, Besiktas.
Spahi ka nënshkruar kontratë një vjeçare me Besiktasin, me të cilin do të luajë edhe në Ligën e Kampionëve.
Ai më parë ka luajtur edhe për skuadra të tjera turke si Tofas, Fenerbahçe dhe së fundi Pinar Karsiyaka.
Organizatori 21 vjeçar që është lindur në Prishtinë, është reprezentues i rregullt i përfaqësueses së Turqisë.