KOSOVA-SLLOVENIA LIVE
Sllovenia tregon dhëmbët në fund, mposhtet Kosova
10 September, 2016 @20:55
ÇEREKU I FUNDIT
Përfundon ndeshja. Megjithë lojës së mirë në tre çerekët e parë, Kosova u dorëzua në çerekun e fundit në përballje me Slloveninë. Rezultati përfundimtar: Kosova 81-91 Sllovenia.
ÇEREKU I TRETË
Sllovenia arriti të këndellet në pjesën e dytë të çerekut të tretë, për të hyrë në periudhën e fundit pranë rezultatit 62-68 në të mirë të tyre.
ÇEREKU I DYTË
Epërsinë që e krijoi në çerekun e parë, Kosova arriti ta ruaj edhe në çerekun e dytë. Skuadrat shkuan në pushim pranë rezultatit 41-38 në të mirë të Kosovës.
Justin Doellman me 12 pikë dhe Dardan Berisha me 10 sosh janë më të mirët deri më tani nga ana e kosovarëve, ndërsa sllovenët po mundohen ta shkrijnë disavantazhin me anë të bombardimeve të Klemen Prepelic, i cili shënoi 5 trepikësha.
ÇEREKU I PARË
Kosova e ka mbyllur në epërsi çerekun e parë të ndeshjes kundër Sllovenisë, e cila në këtë ndeshje hyri si skuadra e vetme e pamposhtur në grup. Dardanët dhjetë minutëshin e parë e përmbyllën me katër pikë epërsi, 21-17, ndërsa Dardan Berisha dhe Justin Doellman ishin bartësin e lojës te Kosova.
Përfaqësuesja e Kosovës e filloi ndeshjen me pesëshen Sina-Berisha-Hajrizi-Doellman-F.Rugova.