MEDIA
Favoritët e Euroleague për stinorin 2016/17
9 September, 2016 @14:46
Dy skuadrat që arritën finalen e Final Fourit të stinorit të kaluar në Euroligë, CSKA Moska dhe Fenerbahçe, por dhe Real Madrid (çerekfinalist), janë favoritë për të fituar titullin e më të mirit në stinorin që do të nis muajin që vjen.
Spanjollja AS në një analizë të botuar para stinorit të ri dhe konsultimeve me analistë spanjoll të basketbollit ka vendosur CSKA Moskën, Fenerbahçen dhe Real Madridin në ekipet favorite për të fituar Euroligën 2016/17.
CKSA kishte mposhtur Fenerbahçen në finalen e stinorit të kaluar 101-96, ndërsa Fenerbahçe më parë kishte eliminuar Real Madridin në çerekfinale, 3-0 në ndeshje.
Pas tyre janë renditur skuadrat si Barcelona dhe Olympicos, ndërsa në rend të tretë të favoritëve janë futur Panathinaikos, Maccabi Tel Aviv dhe Darussafaka.