GRUPI E

Ukraina arrin fitoren e tretë
10 September, 2016 @19:14
Basketbollistët e Ukrainës kanë shënuar fitoren e tretë në Grupin E kualifikues për Eurobasket 2017 sonte.
Ata mposhtën Bullgarinë si mysafir me 5 pikë dallim në fund, ndërsa tashmë janë përforcuar në vend të dytë të grupit.
Kravtsov me 18 pikë e 4 kërcime ka qenë më efikasi në këtë fitore të ukrainasve, ndërsa atij i ndihmuan edhe Lukashov me 14 pikë e 6 kërcime e Bobrov me 13 pikë e 10 kërcime.
Te Bullgaria, që mbeti me një fitore të vetme në grup, Vezenkov me 19 pikë të shënuara ka qenë më efikasi, e përveç tij vetëm edhe amerikani Bost shënoi pikë dyshifrore, 12.
Ukraina ka bilanc 3-1 pas 4 ndeshjeve, ndërsa Bullgaria 1-3, me fitore të vetme ndaj Kosovës në grup.