TRAJNERI SLLOVEN
Igor Kokoskov: S’ka favorit sonte
10 September, 2016 @12:52
Përzgjedhësi i përfaqësueses së Sllovenisë, Igor Kokoskov, ka thënë se nuk ka favorit para duelit të sontëm, Kosova - Sllovenia.
Ai ka bërë të ditur se një ditë para duelit nuk ka favorit, nuk ka kalkulime dhe gjithçka vendoset në fushë.
“Ndaj Ukrainës e kam parë Kosovën. Ka luajtur shumë mirë. Ka publik fantastik në Kosovë dhe do të jetë vështirë për ne. Para ndeshjes roli i favoritit dhe kalkulimet nuk ekzistojnë,” ka thënë Kokoskov, që ka përvojë ndihmës-trajneri në NBA.
Sllovenia ka bilanc 3-0, ndërsa Kosova 0-3 nga tre ndeshjet e para.
Sllovenia ia ka shkaktuar Kosovës disfatën më të thellë në Grupin E, duke e mposhtur me 45 pikë diferencë në Ljubljanë.
Dueli Kosova - Sllovenia nis në ora 20 në palestrën “Minatori” të Mitrovicës.