BILETA VJETORE
Prishtina nis shitjen e biletave vjetore
9 September, 2016 @15:26
Kampionja e Kosovës dhe e ligës ballkanike, Sigal Prishtina, sot ka publikuar lajmin se ka nisur shitjen e biletave vjetore VIP (të personave të rëndësishëm).
Kartelat vjetore të Sigal Prishtinës do të vlejnë për tërë stinorin dhe do të përfshijnë garat e Superligës, Balkan Ligës dhe FIBA Europe Cup-it.
Çmimi i biletave VIP nis prej 75 e shkon deri në 150 euro për sezonin vijues, ndërsa adresa për të rezervuar ato është përmes e-mailit në [email protected] dhe përmes telefonit në 049 149 222.