PRIZREN
Bashkimi përforcohet me Gazmend Sinanin
10 September, 2016 @0:13
Anëtari i Përfaqësueses së Kosovës në basketboll dhe së fundi lojtari i Prishtinës, Gazmend Sinani, raportohet se është transferuar tek skuadra e Bashkimit.
Lajmi u bë i ditur nga vetë lojtari përmes një postimi në Facebook.
Siç dihet, Sinani sezonin që lamë pas me Prishtinën ka fituar të gjithë titujt e mundshëm, ndërsa me Bashkimin këtë sezon do të luajë edhe në Balkan League, pasi që skuadra prizrenase tashmë e ka konfirmuar zyrtarisht pjesëmarrjen në këtë garë.