PARA NDESHJES
Mungon Dragic, Kosova shpreson
10 September, 2016 @12:47
Sot zhvillohet ndeshja e katërt e Grupit E kualifikues për Eurobasket 2017, ndërsa Kosova pret Slloveninë në “Minatori” të Mitrovicës.
Mungesa e basketbollistit slloven, Zoran Dragic, sado pak i jep shpresa Kosovës për të arritur fitoren e parë në grup, pas tre humbjeve në tre ndeshje të para.
“Mungesa e Dragicit na lehtëson pak punën, por dihet që Sllovenia është ekipi më i fortë në grup dhe do të jetë vështirë prapëseprapë,” ka thënë Fisnik Rugova, alo-qendra e Kosovës, për Kohën Ditore sot.
Sllovenia në tre ndeshjet e para ka shënuar tre fitore dhe është e para në Grupin E, kurse Kosova matematikisht ende shpreson në kualifikim.