TRANSFER
Ezeamii përforcon Yllin
13 September, 2016 @21:27
Skuadra e Yllit është përforcuar me qendrën amerikane, Nduka Ezeamii.
Ezeamii është i gjatë 203 centimetra dhe luan në pozitat 4 dhe 5, ndërsa së fundi ka qenë pjesë e skuadrës Avila Eagles, që garon në ligën NAIA të SHBA-së, ku ka pasur mesatare prej 14.1 pikëve dhe 8.2 kërcimeve për ndeshje.
Më parë Ylli kishte nënshkruar edhe me Altin Morinën, me të cilin është vazhduar kontrata, si dhe me organizatorin amerikan, Malcolm Canada.