NË TIVAT
Teodo kthen veteranin
14 September, 2016 @10:53
Skuadra e Teodos së Tivatit që do të garojë në Grupin A të BIBL, bashkë me Bashkimin dhe Sigal Prishtinën, ka bërë të ditur se ka mbajtur në radhët e veta veteranin, Nikola Vucurovic, por edhe ish-basketbollistin që provoi Superligën e Kosovës, Radomir Marojevic.
Njashtu, Teodo ka shtuar në radhët e veta Igor Radonjicin, që më parë ka bërë karrierë te Strsljeni i Malit të Zi.
Vucurovic pak kohë luajti edhe për Sigal Prishtinën dy stinorë më parë, ndërsa së fundi ai ka pasur mesatare prej 9.9 pikëve dhe 2.9 kërcimeve në elitën e basketbollit malazez. Vucurovic 36 vjeç stinorin e kaluar luajti edhe për Aurore de Vitre në ligën franceze, ku ka pasur mesatare prej 8.7 pikëve për ndeshje dhe 3 kërcimeve.