I LËNDUAR
Trepça, 6 muaj pa Prekazin
13 September, 2016 @21:37
Skuadra e cila do të debutojë sivjet në Ligën Ballkanike, Trepça, nuk do të mund të llogaris për një kohë në njërin prej basketbollistëve kryesor të saj.
Mitrovicasve do t’i mungojë basketbollisti Korab Prekazi, i cili pritet të operohet gjatë këtyre ditëve, bën të ditur gazeta Bota Sot.
Prekazi ishte lënduar në ndeshjen e fundit të stinorit të kaluar, ku skuadra e tij përballej me Pejën, ndërsa sipas tij, ai mund të mungojë deri në gjashtë muaj, për shkak të këtij lëndimi.