DUELI SHQIP
Tirana e Trepça, në hapje zyrtare të stinorit në BIBL
14 September, 2016 @12:43
Dueli ndërmjet Tiranës dhe Trepçës, dy skuadrave debutuese këtë stinor në ligën ballkanike, është ndeshje zyrtare hapëse për stinorin e ri të BIBL, ka bërë të ditur vetë faqja e kësaj lige sot.
Përballja që i takon Grupit A të BIBL, ndërmjet ekipeve debutuese do të zhvillohet në Tiranë më 10 tetor 2016.
Ndërkaq, ndeshja e parë e stinorit do të luhet mes Sigal Prishtinës dhe Kumanovës më 4 tetor 2016, ka bërë të ditur BIBL sot.