EKSKLUZIVE
Dy amerikanë te Bashkimi
14 September, 2016 @14:00
Skuadra e Bashkimit ka kompletuar dy transferimet e para të huaja, që të dy nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Ekipi prizrenas, ka nënshkruar me qendrën Jordan Dickerson, i cili sot ka arritur në Prizren, si dhe me organizatorin Rob Lewis, që pritet të arrijë gjatë këtyre ditëve, mëson Borozani.com.
Dickerson është 23 vjeçar dhe i gjatë 216 centimetra, ndërsa së fundi ka luajtur në ligën NCAA me skuadrën Pennsylvania State, ku ka pasur mesatare prej 2.8 pikëve dhe 3.4 kërvcimeve në 32 ndeshje sa i ka luajtur.
Kurse 22 vjeçari, Lewis, është 185 centimetra dhe ka luajtur për skuadrën nga NCAA2, Queens Royals. Ai stinorin e fundit ka qenë njëri prej lojtarëve kryesor te skuadra e tij, duke luajtur mesatarisht me 17.6 pikë, 3.4 kërcime dhe 3.1 asistime për ndeshje.
Përveç dyshes së lartcekur, “Arpagjik’t” më parë kishin arritur marrëveshje edhe me Imer Tahirin dhe Gazmend Sinanin.